Skenat e mëdha i përkasin asaj! Era shkëlqen në Rumani

By

Kurka nisur numërimi prapa për publikimin e këngës më të re në bashkëpunim, Era Istrefi nuk po ndalet!

Këngëtarja ditën e sotme ka performuar në Untold Festival i cili zhvillohet në Rumani.

Era ka qenë e përzgjedhur për të performuar në festivalin katër ditor krah super emrave si Martin Garrix, Afrojack, Charli CXC e Marshmalloë.

Emocionet, Istrefi i ka ndarë përmes një postimi në Instagram ku shfaqet në skenën e koncertit teksa performon, e veshur me shumë stil komplet në të zezë.

Untold Festival, që zhvillohet në Cluj-Napoca përfshin rreth 300.000 njerëz përgjatë katër ditëve dhe vetëm në tre vite të funksionimit ka fituar çmimin si ‘Festivali i Madh më i mirë’ në ceremoninë e ndarjes së European Festivals Awards. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm