Pak minuta më parë, Genc Prelvukaj lëshoi këngën e tij të re me titull “Ylli e Hana”.
Projekti i realizuar nga Black Fish Entertainmet në krye me të, me sa duket është dedikim për lidhjen e tij me këngëtaren Eni Koçi.
“Jena bo për njoni-tjetrin”, është njëra nga fjalitë që ngec në mendje si dhe komplet teksti i cili flet për një çift që kuptohet shumë mirë me njëri-tjetrin.
Genci dhe Eni akoma nuk kanë konfirmuar asgjë për mediat edhe pse të dy janë parë bashkë shpesh, madje pak para mbarimit të 2018-ës, çifti postoi për herë të parë fotografi bashkë.
Kliko KËTU për ta dëgjuar./Prive.al