Modelja e famshme tejet e lumtur që u bë teze për herë të parë

By

Të bëhesh me nipër e mbesa është një nga ndjenjat më të veçanta, e modelja e famshme Hailey Baldwin është tejet e lumtur që u bë teze për herë të parë.

Hailey Baldwin u bë teze për herë të parë pasi motra e saj Alaia Baldwin mirëpriti fëmijën e saj të parë me burrin e saj, Andrew Aronow të hënën.

Motra e saj solli në jetë një vajzë të shëndetshme që i lanë emrin Iris Elle Aronow.

Modelja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, pak orë pasi ajo erdhi në jetë duke shkruar, “Vajza e tezes”.

Edhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber, publikoi disa foto me të voglën duke uruar jetë të gjatë e shëndet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm