Xhesika harron Adrolën për një moment: Ja me kë po shoqërohet së fundmi (FOTO)

By

Amerika, vend ky i cili në vete ngërthen pothuajse të gjitha kulturat e botës e në gjithë atë miks të popujve natyrisht se nuk do të mungonin as shqiptarët.

Shumë prej nesh tashmë ka vite që jetojnë e zhvillojnë karrierën aty e në këtë mes ka edhe shumë vajza të suksesshme të cilat pavarësisht sukseseve në atë vend përsëri shoqërohen me shqiptare.

Një miqësi mjaft e fortë është ajo mes Xhesika Berberit dhe Adrola Dushit. Kemi parë shumë shpesh fotografi kur dyshja kanë qenë pran njëra tjetrës e kanë kaluar kohë mjaft të gjatë së bashku.

Por kjo gjë nuk po ndodh ditët e fundit pasi Xhesika duket e ka harruar tashmë Adrolën duke i’u bashkangjitur një bukurosheje tjetër shqiptare.

Bëhet fjalë për Afërdita Dreshajn me të cilën ajo po kalon kohë mjaft të gjatë së bashku. Natyrisht se nuk bëhet fjalë për ndonjë krisje raportesh mes saj dhe bukuroshes tjetër vetëm se koha dhe angazhimet private kanë bërë që të dyshohet për një gjë të tillë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm