Kosova për herë të parë në “BBC Cardiff Singer of the World”

By

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis datave 12 dhe 19 qershor në Cardiff, dhe sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi do të përqafësojë Kosovën për herë të parë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook:

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

Konkurrentët e këtij viti vijnë nga 15 shtete, përfshirë Madagaskarin dhe Republikën e Kosovës – asnjëra prej të cilave nuk ka marrë pjesë në konkurs më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm