E veshur e tëra me rroba prej “denimi” apo “farmerke” siç do thonin kosovarët, ajo ka bërë njërën nga paraqitjet e para publike që pas lindjes së vajzës.
Këngëtarja Xhensila Myrtazai ka performuar mbrëmë në një klub nate në Tiranë, me një stil krejt ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim.
Me një këmishë e minifund prej, ajo është paraqitur në skenë me atlete, kësaj radhe pa taka.
Myrtazai mbrëmë ka performuar për herë të parë në një klub nate që nga lindja e vajzës së saj Ajkës, pasi që për ta shijuar mëmësinë, ajo mori pak pushim nga muzika ndërsa para pak ditësh, e ka publikuar këngën “Sekreti im” në bashkëpunim me Pirro Çakon. /Prive.al