Ku e me kë po e feston ditëlindjen Geti?! (FOTO)

By

Mbrëmjen e djeshme në prag të ditëlindjes dhe momentin interesant të orës 00:00, Getoar Selimi e priti me miqtë e tij të Babastars me të cilët edhe darkoi.

Përderisa e dashura e tij, Marina Vjollca ishte akoma në transmetim live të ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, Geti vazhdoi me koncert por dita e sotme nuk kishte se si të mos kalonte pa kohë nën shoqërinë e familjes.

Mësohet se bashkë me prindërit, ai po feston në një prej restoranteve në periferi ku është përgatitur edhe tortë për të shënuar 34 vjetorin e lindjes së djalit të madh të familjes Selimi.

Nuk dihet se cilat janë planet e reperit për mbrëmje. Ndonjë darkë nën shoqërinë e personit të zemrës nuk do të ishte aspak ide e keqe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm