X Factor i humbet shikueshmëria. A është Rita arsyeja?!

By

Mbrëmë ka filluar sezoni më i ri i programit të talenteve më të njohur në botë X Factor.

Vëmendja e madhe mediatike nuk i ka ndihmuar këtij spektakli të mbaj ritmin me shikueshmëri.

Sipas, medias britanike Mirror, X Factor mbrëmë ka qenë një dështim pasiqë ka humbur dy milionë shikues nga viti paraprak.

Një ndër arsyet që kjo gazetë radhit, është paneli i ri i jurisë ku përfshihet këngëtarja Rita Ora dhe Nick Grimshaw.

Kujtojmë se sezonin e kaluar ishte pikërisht Rita ajo që ngriti shikueshmërinë e konkurentit të X Factor, ‘The Voice’.

Se si do të vazhdoj udhëtimi i Ritës në X Factor, mbetet të shihet në netët pasardhëse. Sonte transmetohet episodi i dytë i këtij sezoni./Prive.al

Artikuj të ngjashëm