Bebe Rexha pendohet që e shiti këngën ‘Monster’ për Rihannën?! (Video)

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, këtë vit ka shënuar mjaft suksese. Ajo ka sjellur një ndër himnet e kësaj vere së bashku me David Guetta e Nicki Minaj.

E përpos kësaj, ka publikuar edhe disa këngë të tjera solo, të cilat janë pëlqyer.

Mirëpo jo vetëm këto e bën të njohur. Kohë më parë ajo kishte shitur një nga krijimet e saj ‘Monster’, Eminemit dhe Rihannës.

Në intervistat dhe koncertet që ka mbajtur Rexha ka deklaruar se ndihet në faj për faktin se ka shitur një ndër këngët më të mira që ka krijuar ajo.

Edhe pse tashmë kënga hit këndohet nga Eminem dhe Rihanna, Bebe e interpreton versionin e saj në koncertet që mban./Prive.al

Artikuj të ngjashëm