Si rrallë herë, ylli i rokut shqiptar Elton Deda na prezanton të birin

By

Elton Deda është këngëtar, autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Gjatë karrierës së tij, Elton Deda mori mori pjesë në festivale të ndryshme. Shfaqja e parë e Eltonit në TV ishte në fillim të viteve 80, kur ai këndoi “Koha ne pentagramin tim”, dedikuar babait të tij Ferdinant Deda, i cili në atë kohë ishte një dirigjent shumë popullor.

Fillimet e tij ishin me grupin “Tingulli i Zjarrtë”, dhe ka marrë çmimin “Best Group Aëard”.  Elton Deda ishte një nga artistet më te popullarizuar në vitet ’90. Së bashku me grupin e tij, ata kanë marrë pjesë në FESTIVALIN E KENGES disa herë.

Në vitin 1993, u largua nga Tingulli I Zjarrtë dhe formoi “Aneroid grup”, duke filluar eksperimente e stile të reja. Albumi i tij i parë ishte “Bota është juaji”, i cili u paraqit gjatë koncertit të tij. Në të njëjtën kohe regjistroi me grupin Thunderway albumin e vetëm dhe mjaft te njohur “The Order Executors (1993). Ai ishte pjesë e grupit për më shumë se 1 vit. Me pas ai u dedikua ndaj karrierës së tij solo. Ai ishte një nga trajnerët e talenteve të “The voice” në Top Channel.

Ai u nda gruaja e tij Jola Mani pas shumë vitesh, mirëpo nga martesa e tyre ata sollën në jetë një djalë, që e kanë quajtuar Fjord, dhe që aktualisht jeton në SHBA me Jolën.

Në postimin e tij të fundit në Instagram ai postoi një foto me djalin e tij ku shihen shumë të buzëqeshur.

“Me mbretin (jo ai në sfond)” – shkruan Deda, duke ju referuar të birit mbret. /Prive.al

View this post on Instagram

With the King!! ( not the one in the back).

A post shared by Ton Deda (@tondeda) on

 

 

 

Artikuj të ngjashëm