E ruajtën për këtë datë: Gheto Geasy e Skivi publikojnë “Bisha me dy koka” (VIDEO)

By

Tani po që u dhanë fund thashethemeve se në grupin e tyre ka përçarje.

Dy anëtarët e labelit ‘Baba Stars’, Getoar Selimi dhe Visar Shala, emri i të cilëve u lakua ditë më parë në mediat rozë për raporte jo të mira brenda grupit, sapo kanë publikuar këngën me të re.

Skivi dhe Gheto Geasy vijnë në bashkëpunim dhe klipi është publikuar në vigjilje të festës së 28 Nëntorit.

“Bisha me dy koka”, është titulli i këngës, vargjet e së cilit iu dedikohen shqiptarëve dhe teksti ka fokus nacional, duke shprehur krenari e dashuri për atdheun.

Klipi ka motive kombëtare e është realizuar në disa prej vendeve më të bukura shqiptare, ndërsa në klip Geti e Skivi shfaqen në një moment, edhe sikur Isa Boletini e Ismail Qemali në kohën kur pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorën e vitit 1912. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm