Kryetari i KB Trepça, vokalisti i grupit “Marigona”, Vullnet Sefaja mbrëmë ka pasur një natë me përplot emocione.
Kjo pasi që klubi që ai drejton prej kohësh u bë kampion i play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Trepça u përball me Golden Eagle Yllin, dhe fitoi me rezultat 67-66.
Kjo fitore e emocioni pafund Vullnetin, teksa nga atmosfera elektrizuese dhe lumturia që i solli triumfi i klubit të tij, artisti u pa duke shpërthyer edhe në lot.