Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Butrint Imeri më se i lumtur për fitoren e Trepçës! – Privé – Faqja Zyrtare

Butrint Imeri më se i lumtur për fitoren e Trepçës!

By

Atmosferë e jashtëzakonshme mbretëroi mbrëmë në Mitrovicë, përgjatë ndeshjes së  play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Trepça u përball me Golden Eagle Yllin, dhe fitoi me rezultat 67-66.

E fitores së ‘Torcidës’, iu gëzua pafund edhe këngëtari Butrint Imeri, i cili ndoqi ndeshjen në sallën e elektrizuar nga brohoritjet dhe fluksi i madh i shikuesve.

“Urime Trepça, urime qyteti jem”, ka shkruar Butrinti, në një video të publikuar në formë storie në Instagramin e tij, teksa shihej duke bërë tifo për ekipin nga Mitrovica.

KB Trepça përndryshe numëron gjithsej pesë tituj, atë të vitit 1993, 2000, 2001, 2012 dhe në edicionin aktual, 2023/2024.

Në këtë sezon e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, Superkupën dhe Ligën Unike.

Artikuj të ngjashëm