Viti 2023 shënon një vit të rëndësishëm për Dafinën dhe ajo ka një urim për të gjithë

By

Teksa të gjithë po bëhemi gati të festojmë për Vitin e Ri 2023, Dafina Zeqiri ndau edhe një shkrim emocionues me ndjekësit dhe fansat e saj.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo tha qe po i hyn vitit të 16-të të karrierës se saj dhe falënderon të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme.

Gjithashtu, këngëtarja uroi një vit të mbarë e të suksesshëm.

“Viti 2023 shenon plote 16 vite te karrieres tem, po realisht me duken si 8 vjet! Jam jashtezakonisht falenderuese dhe mirenjohese per te gjithe perkrahjen qe i jepni artit, performancave dhe videoklipeve te mia! Falemnderit qe me jepni mundesine ku permes muzikes te ndaj jeten time me ju!

Shpresoj qe viti 2023 te jete me miqesor per te gjithe ne e ne vecanti te ndihmojme ata qe kane nevoje per ndihmen tone sepse shendeti mendor nuk eshte zgjidhje por fakt qe ka nevoje per perkrahje te vazhdueshme”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm