Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jackson

By

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online.

Xhaketa kuq e zi kishte qenë në pronësi të menaxherit të Jacksonit, Frank DiLeo, nga viti 1983 deri më 1989.

Ajo më pas i ishte shitur Sothebyt më 1993, dhe tani është e shitshme deri më 12 prill.

Më së liri këtë xhaketë mund ta blini për 100 mijë dollarë, dhe çmimi supozohet se mund të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

Artikuj të ngjashëm