Një pjesë e shkurtër e Nd’rrimit të Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, ditë më parë u bë virale për shkak të lotëve që rrodhën në studio kur një grua me kancer mori në telefon për të njoftuar se do të dhuronte 50 euro për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues.
Përveç saj, një i moshuar nga Medvegja poashtu u bë i njohur për shkak të lotëve që i rrodhën gjatë një interviste kur tha se po i dhuronte 10 euro për Shqipërinë.
Më pas, gazetarë të cilët nuk kishin mundësi t’i mbanin lotët pasi nxjerrjes së shumë trupave të vdekur nga gërmadhat në Thumanë e Durrës.
Të gjitha këto janë bërë bashkë me këngën e Eneda Tarifës kënduar në festivalin “Kënga Magjike”, e realizuar nga Flori Mumajesi.
Më poshtë mund ta shihni videon e cila do t’ju përlot./Prive.al