Dubai ‘çmendet’ për Ritën!

By

Rita Ora po qëndron në Dubai për të promovuar koleksionin e ri të Adidas, imazh i së cilës firmë është tash e një kohë.

Por ajo që ra në sy ishte pritja e mahnitshme që iu bë yllit me origjinë nga Kosova gjatë takimeve me fansa në qendra tregtare.

Aq të shumtë ishin ata që dëshironin të shkrepnin një fotografi me Ritën saqë për kontrollim dhe menaxhim të turmave u nevojit edhe intervenimi i sigurimit.

Përmes rrjetit social Snapchat, këngëtarja ka ndarë momentet e veçanta ku madje një fanse e priti edhe me flamurin e Republikës së Kosovës.

Prezantimin fantastik të koleksionit dhe afërsinë me adhuruesit mediat angleze e vlerësuan shumë madje duke pyetur se a ekziston ndonjë gjë që kjo vajzë nuk mund ta bëjë. /Prive.al/

ritacover

rita111

Artikuj të ngjashëm