Noizy ndërron fjalët!

By

Befasoi shumëkë me idenë që çdo të premte të publikoj për disa javë rresht projektet e reja me videoklip.

Kjo praktikë që vendosi ta aplikoj reperi nga Shqipëria, Noizy,  i pëlqeu shumë fansave që tash e një muaj, të premten e shndërruan në traditë pritjeje të projekteve të reja.

Planet kanë ndryshuar sot kur Noizy ka vendosur që të mos e publikoj këngën e re duke e shtyrë atë për të premten tjetër.

Kjo për faktin se ai do që këngët të shijohen secila më gjatë meqenëse siç duket shtatë ditë po rezultojnë si periudhë mjaft e shkurtër.

Deri në ‘bombardimin’ e rradhës me ‘The baddest’, si projekt i shumë pritur na mbetet t’i shijojmë ‘Flight Mode’, ‘Grande’, ‘Ju njoh mir’ ‘Not Gonna Talk’ e ‘Shut The Place Down’. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm