Vetëm Rihanna mund të rikthejë këtë stil flokësh

By

Rihanna ka qenë gjithmonë një ikonë stili kur vjen puna tek flokët.

Ndër vite e kemi parë me modelet më të ndryshme duke influencuar kështu një gjeneratë të tërë në botë.

Riri u fotografua në mbrëmje nga paparacët teksa po shkonte të darkonte me miqtë e saj dhe parukierin Yusef, i cili i realizoi edhe këtë model flokësh.

Rihanna u shfaq me një prerje flokësh “mullet”, buzët e kuqe, syze, bluzë të stampuar me gjethen e marijuanës, pantallona kauboj të çara në fund dhe taka të bardha, pa harruar edhe bizhuteritë e shumta në qafë e në duar.

*EXCLUSIVE* Rihanna rocks a cool mullet as she heads to Giorgio Baldi at 12 am ahead of new restaurant restrictions *WEB EMBARGO UNTIL 1 PM EST on November 19, 2020*

Prej kohësh Rihanna është shkëputur nga muzika e fansat po presin ende për një rikthim të saj, i cili nuk dihet se kur do të ndodhë pasi këngëtarja duket se po e shijon tepër jetën private dhe biznesin me të brendshmet “Savage X Fenty”.

Artikuj të ngjashëm