Pas pesë vitesh mungesë, Vesa Luma është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.
Këngëtarja po rikthehet në muzikë me plot pesë këngë të reja.
Por, Vesa nuk na ka lënë të presim më gjatë dhe na ka zbuluar projektin e ardhshëm muzikor.
Këngëtarja ka bashkuar forcat me Ramadan Krasniqin – Danin, për projektin e ardhshëm, i cili do të lansohet së shpejti.
Detaje se kur lansohet projekti ajo nuk dha, por deri atëherë ne mezi po presim ta dëgjojmë. /Prive.al