Pas koncertit madhështor, Capital T rikthehet me…

By

Muajin e kaluar, Capital T mbajti njërin prej koncertin e ëndrrave të tij.

Duke organizuar çdo gjë deri në detaje, shfaqja në Tiranë doli të jetë diçka e paharruar për të por edhe për publikun i cili ishte aty për ta mbështetur atë dhe për t’i dëgjuar këngët e tij që na përcollën për shumë vjet.

Por, tani?  Cilat janë planet e reperit?

Me sa duket, Capo ka përgatitur diçka të re për adhuruesit e muzikës së tij dhe kjo u bë e ditur përmes një postimi në Instagram.

Ai bëri një postim poshtë të cilit shkroi: “Tik tak tik tak. A ju kom mungu?”, duke lënë kështu të kuptohet se një projekt i ri muzikor mund të vijë së shpejti.

Edhe pse reperi nuk zbuloi asgjë më shumë, ky fakt na dha një përgjigje dhe do të gëzojë shumë fansa të tij të cilët me padurim presin të reja nga ai./Prive.al

Artikuj të ngjashëm