VIDEO: E ngacmoi gjatë fluturimit, boksieri i njohur e grushton disa herë pasagjerin

By

Në një video që u shfaq në internet të enjten, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Mike Tyson shihet duke goditur vazhdimisht një pasagjer në një aeroplan.

Përfaqësuesi i Tyson, Joann Mignano konfirmoi grindjen, e cila ndodhi të mërkurën në bordin e një fluturimi JetBlue që ishte në San Francisko përpara se të nisej për në Fort Lauderdale, Fla.

“Fatkeqësisht, zoti Tyson pati një incident në një fluturim me një pasagjer agresiv, i cili filloi ta ngacmonte dhe i hodhi një shishe uji teksa ishte në vendin e tij.”

Videoja e shkurtër e incidentit tregon një burrë në ndenjësen pas Tyson duke qëndruar mbi ndenjësen e boksierit duke u përpjekur të flasë me të ndërsa Tyson mbetet i qetë.

Një shkrepje nga një kënd tjetër më pas tregon Tyson duke u strukur mbi sedilje, duke goditur pasagjerin pas tij. Një tjetër pasagjer aty pranë përpiqet të ndalojë Tyson që të godasë burrin dhe dëgjohet zëri i dikujt që thotë: “Hej Mike, Mike ndali”.

Pasagjeri i rrahur ka mbetur me fytyrë të gjakosur. Në pamjet e publikuara nuk shihej asnjë shishe uji. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm