Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka vdekur nga vet-aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Llapnasellë, në orët e hershme të mëngjesit.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënësja për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ndërsa Prive, nga burime të veta, ka kuptuar se bëhet fjalë për menaxherin e reperit të famshëm shqiptar Azet, Seda Kaja.
Ajo tha se vdekjen e menaxherit te Azet, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën”.
“Vdekjen e viktimës, shtetas i Zvicrës, me inicialet S. K., 25 vjeçar., e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti për klankosova.tv.