Shumë shpejt nuse, Jennifer Lawrence feston fejesën dhe fustani i duket si vello!

By

Aktorja e famshme amerikane Jennifer Lawrence, po dukej tejet bukur në festën e fejesës së saj që u organizua gjatë fundjavës.

Fotografitë e 28 vjeçare, fituese e çmimit Oscar, kanë nisur të qarkullojnë nëpër internet ndërsa ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan që dukej si vello.

Jennifer është e fejuar me të dashurin e saj prej disa muajsh Cooke Maroney, ndërsa sa për informacionin tuaj, Jennifer po mbante veshur një fustan nga L. Wellsdress, këpucët Casadei dhe stolitë nga Fred Leighton. /Prive.al

jennifer lawrence engagement party4290264

Artikuj të ngjashëm