Vargjet prekëse të Elvana Gjatës: ‘Lutem për ju, gjaku im’

By

Tragjedia në Mynih të Gjermanisë u rëndua edhe më shumë si ngjarje për shqiptarët me raportimet se në mesin e nëntë të vdekurve, tre janë shqiptarë.

Sabina, Armela dhe Dijamanti kanë prekur zemrat e gjithë kombit teksa ngushëllimet e reagimet nuk kanë munguar as nga fytyrat publike.

Ka qenë Elvana Gjata që përmes një shkrimi ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e jetës së tre shqiptarëve.

‘Nuk gjej fjalet per ate qe ndodhi dje ne Mynih, per te gjithe ata te pafajshem jeta e te cileve u mor padrejtesisht nga nje tjeter akt mizor. Shoh fotot e Armeles, Diamantit, Sabines dhe tmerrohem!Ndjej nje dhimbje te madhe ne shpirt kur mendoj se si endrrat e tyre, rinia e tyre u pre ne mes vetem sepse qelluan ne ate qender tregetare.. Ngushellimet me te thella per familjet tuaja, qe jane edhe familjet tona.Sepse ju jeni motrat dhe vellezerit tane.Lutem per ju ,Gjaku im’ – ka është shprehur këngëtarja Gjata. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm