Për herë të parë, e dashura e reperit të njohur shfaqet përkrah vjehrrës

By

Reperi Seven Saraqi tash e një kohë ka konsoliduar lidhje me bukuroshen shqiptare që jeton në Amerikë, Lorena Halitin.

Duke mos dashur të ekspozoj shumë nga kjo pjesë, Seveni është treguar i luhatshëm shpesh duke postuar foto me bukuroshen e pastaj duke i fshirë por më nuk ka dilema.

Me sezonin e verës dhe dasmat familjare, Lorena ka ardhur në Mitrovicë për të mos munguar në ahengjet familjare.

Në disa prej tyre, pjesëmarrja me vjehrrën ka qenë e pashmangshme teksa Miss Idaho Teen USa ka postuar edhe imazhe me të.

Në një prej fotove, Lorena shihet me këngëtaren Vera Oruqi teksa reja me vjehrrën shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm