Sot Kosova zgjedh Kryeministrin e saj.
Derisa procesi i votimeve ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit në të gjithë vendin, dizajneri më i njohur shqiptar pati një mesazh mbrëmë për të gjithë qytetarët.
Ai ftoi qytetarët për të dalë në votime për një të ardhme më të mirë.
“Të votojmë të gjithë, mos ta neglizhojmë asnjë votë duke nisur nga ne si gjeneratë e re e deri tek gjyshërit tanë….
Ne nesër, si Prishtinë, si Kosovë, si njerëz me profesione publike e private duhet të votojmë për të ardhmen tonë, për Kosovën tonë që e kemi marrë inat duke e bërë vetë me duart tona kjo që është sot…! Të mendojmë nesër mirë për votën tonë, për njerëzit që duam të na udhëheqin, për njerëzit tek të cilët e gjejmë veten, e gjejmë shpresën dhe besimin.
Të votojmë për veten e jo për ata e ato!
Të votojmë për të drejtat tona, për vizionin tonë dhe Kosovën që e duam në secilën fushë.
E ardhmja jonë nuk meriton të jetë pjesë e njollosjeve, skandaleve e ideologjive mediokre, të prapambetuna… Fokus në veten, fëmijët e prindërit tanë, fokus në atë që po na pret… Votojmë nesër, votojmë si popull i civiliziuar pa barriera, pa tallje e ofendime… votojmë për meritorët, të shkolluarit, të ndershmit… Fuqishëm mendoj e besoj, E ARDHMJA ËSHTË GRUA”, ka shkruar Sahiti në llogarinë e tij në Instagram.
A keni votuar apo ende?/Prive.al