Sot si shumë fëmijë të tjerë, ditën e parë të shkollës e nisi edhe vajza e këngëtarit të njohur Korab Jetishi.
Artisti hyri në Instagram për të postuar një fotografi krah bashkëshortës së tij dhe vajzës së tyre të cilën e uroi në mënyrë të veçantë.
“Urime dita e parë e shkollës jeta e babit, të dëshiroj çdo të mirë në rrugëtimin tënd”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Korabi ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore edhe pse këndon shpesh në ahengje të ndryshme familjare./Prive.al