Cilën artiste shqiptare po e përkrah Noizy?!

By

Noizy përpos që është artist i afirmuar i skenës muzikore në vendin tonë, njihet si mbështetës i emrave të rinj që debutojnë në industrinë muzikore.

Ndërkaq tani nuk ka zgjedhur ta promovoj një emër përmes këngëve por përmes rrjeteve sociale.

Në postimin e fundit Noizy ka shpërndarë këngën ‘Be The One’ të Dua Lipas me shkrimin: “Po thonë që 2016-ta do jetë viti i saj. Ju lutem ndiqeni talentin me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Do më falenderoni më vonë”.

Dua aktualisht ka nisur turneun e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

dua noizy

 

Artikuj të ngjashëm