Aktorja e ‘Portokalli’ kalon në Klan

By

Në kuadër të lëvizjeve të sezonit të ri televiziv është bërë e ditur një tjetër blerje.

Programi i ri i humorit në Klan si shkrirje mes ‘Duplex’ dhe ‘BE Coffee’ ka marrë një tjetër aktore të ‘Portokalli’, Delinda Disha.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti i ‘Klanifornia Show’ , Turjan Hysko përmes një postimi në Instagram.

Me Olsi Bylykun, Delinda Dishën dhe Marina Vjollcën në prezantim, ky show ngjan në një fraksion të programeve të Top Channel të cilat shpesh përballen me blerje të tilla nga konkurenca.

Mbetet të shihet se si do të rezultojë kjo formulë në përballjen e madhe të Shtunave në prime-time. /prive.al

 

View this post on Instagram

 

@xhirime @topchannelalbania @work @sekretete portokallise

A post shared by Delinda Disha Show (@delinda_disha) on

Artikuj të ngjashëm