Ushtari amerikan që është bërë mjaft i njohur në Kosovë, jo për shkak të uniformës së tij por për shkak të talentit në muzikë, e ka vazhduar ritmin e tij të rikrijimit të këngëve të reperit kosovar Capital T.
Pas “Pse po ma lun lojën”, radhën e kishte kënga e re “Hatixhe”, tekstin e melodinë e së cilës Corey Banks, e ka mësuar pothuajse përmendësh.
Dhe të mos harrojmë të përmendim që shqipja është një gjuhë mjaft e rëndë për tu mësuar e shqiptuar. Por në këtë rast, Corey duket shumë simpatik.
Kësaj here, Capital T e ka pulikuar në profilin e tij ushtarin duke e kënduar Hatixhen, bashkë me një koment.
“Qëllimi është shqip. Dhe ata i mësojnë këngët e mia me zemër. Corey, do të shihemi së shpejti”, ka shkruar Capo, duke lënë në njëfarë forme të kuptohet, se ai do të jetë pjesë e ndonjë kënge të tij në të ardhmen. /Prive.al