Sot ka festë në familjen e Granit Xhakës.
Nëna e yllit të futbollit, feston ditëlindjen dhe një urim shumë special nuk kishte si të mungonte nga ai.
Futbollisti i cili së fundmi u bë baba i një vajze, tregoi publikisht dashurinë e madhe që ka për nënën e tij duke publikuar një fotografi të realizuar shumë vjet më parë.
“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time”, ka shkruar ai.
Graniti dhe Leonita, bashkëshortja e tij, janë prindër të vajzës së quajtur Ayana./Prive.al