Dua Lipa po sjell albumin e tretë?

By

Dua Lipa ka plane të mëdha!

Këngëtarja 25 vjeçare tashmë ka një album të tretë në mendje, shpjegoi Joe Kentish i Warner Records në një intervistë për Variety, transmeton Klan Kosova.

“Është “Terminator” i albumeve, thjesht nuk mund të ndalet”, tha ai. “Sa herë që mendojmë se ka ‘rënë’ një tjetër këngë e re del. Puna e saj është legjendare. Ne e përdorim atë si një shembull për artistët e tjerë”.

Mes tjerash, ai zbuloi se Dua “tashmë po mendon” për albumin e saj të tretë dhe po planifikon të nxjerrë “diçka krejtësisht ndryshe”.

Artikuj të ngjashëm