Noizy ka treguar se a është gati ta lë muzikën.
Në një intervistë së fundmi për “Pushime On Top, reperi i cili ka organizuar një koncert të madh me shumë artistë të njohur, sqaroi spekulimet se po heq dorë nga karriera.
Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artistë të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, tha reperi nga Shqipëria.
Koncerti të cilin Noizy e ka quajtur “Alpha” njësoj si albumi që del për pak ditë, mbahet më 14 gusht në sheshin e Tiranës.