Lady Gaga dhe Bradely Cooper pa dyshum përcuan mesazhin se janë shumë të afërt gjatë kohës sap o xhironin filmin e tyre “A star is born”. Kështu, njerëzit filluan të mendonin se Gaga është dashuruar me Bradleyn, i cili ka kohë që është në lidhje me modelen Shayk.
Fansat kishin filluar të mendonin se jashtë ekranit, në mes Gagas de Cooper kishte lindur një romancë, ndërsa performanca në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, i hodhi benzinë zjarrit.
Madje këngëtarja Mel B kishte thënë se ishte ndjerë shumë jo rehat për partneren e Cooper, e cila ishte prezente gjatë performancës.
Por duket se Irina definitivisht s’po ndjehej jo rehat gjatë këtij interpretimi, sepse ajo s’ka gjë tjetër për t’i dhënë Gagas përpos dashuri. Kur Gaga dhe Cooper ishin kthyer në vendet e tyre, Irina e kishte përqafuar shumë këngëtaren dhe kjo u dha fund thashethemeve një herë e mirë!