U tha se ‘Kiki’ i Drake ishte Kim por ja si përgjigjet ajo

By

Kim Kardashian iu ka përgjigjur thashethemeve se ajo kishte një lidhje me Drake.

Shumë fansa menduan se Kim dhe Drake ishin bashkë për shkak të disa teksteve të këngëve të tij.

‘Asnjëherë nuk ka ndodhur. Fundi i tregimit’, ka komentuar Kim në një postim në rrjetet sociale.

Burime të afërta me Kim gjithashtu konfirmuan për TMZ se ajo kurrë nuk ka fjetur me Drake, as kur ishte e pamartuar e as e martuar.

Dje në mediat ndërkombëtare raportohej se fansat kishin gjetur që kënga e reperit kanadez  ‘In My Feelings’ ose siç u bë e njohur ‘KIKI’ i është dedikuar Kim-it.

Madje thuhej se Drake dhe Kim kanë fjetur bashkë dhe takoheshin fshehurazi.

Artikuj të ngjashëm