U tha se do dilte pas botërorit, por që tani mund ta dëgjoni ‘Prisoner’ të Erës

By

Kompania Ultra Music e ka publikuar në versionin audio këngën e re të Era Istrefit.

Këngëtarja kosovare që këtë vit do këndojë himnin e kampionatit botëror të futbollit, ka paralajmëruar këngën e saj të re megjithatë u tha se do publikohej pasi të përfundonte gara e madhe botërore.

Por që tani mund ta dëgjoni vetëm në versionin audio dhe pa klip, këngën “Prisoner” të Istrefit.

Prisioner vjen pas disa sukseseve ndërkombëtare për Erën, siç është bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam në këngën e re ‘Live it Up’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm