“E shite çmimin e BBVK-së”, Alaudin Hamiti reagon ashpër ndaj ndjekëses

By

 

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj një ndjekëses në Instagram, pasi kjo e fundit e pyeti se “ku po i shpenzon paratë që e shite çmimin”.

Hamiti nuk ngurroi për t’u përgjigjur duke shkruar: “Budallakitë si kjo duhet me i postu me pa njerëzit sa të sëmurë janë me teoritë e tyre konspirative. Jetoje jetën mos humb vakt me shpërnda negativitet”.

Ndryshe, në pytjet dhe përgjigjet që Hamiti ka bërë në Instagram me ndjekësit  e tij, ai ka treguar se pas një edicioni bombastik të BBVK-së do të udhëtojë drejt një vendi në të cilin nuk ka qenë më parë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm