U publikua! Çka simbolizojnë maskat në albumin e ri të Capital T?

By

Sapo ka trokitur mesnata, Capital T ka publikuar albumin e tij të ri që mban titullin “Heart Broken Kids”.

Në shqip, emri i albumin ka kuptimin “Fëmijë me zemra të thyera”.

Albumi përmban 13 këngë, ku dy nga ato janë bashkëpunime – njëra me Mc Kresha dhe tjetra me Elinel.

Një gjë tjetër që bie në sy është coveri i albumit që janë dy maska fytyrash. Artisti ka zbuluar se në fakt ato kanë një kuptim. Sipas tij ky krijim artistik ishte diçka që kishte dashur ta mbajë gjithnjë të fshehtë.

“Pjese e jemja qe gjithmone kom dasht me e mshef per ket arsye kom vendose maske n’Cover Art, po cdo pjese evil qe cdo person e ka e qe shumica e tregojne rralle vjen prej nje goditje ose heartbreak 💔 qe e kan perjetu ne fminin e tyne tu u ndertu si karakter, heartbreak jo veq prej dashnise po prej shume ngjarjeve t’rana qe na Shqiptart i kemi perjetu me vite”, ka shkruar artisti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm