U ekspozua pa dashje, videoja e prezantueses së “EURO 2020” bën xhiron e rrjetit

By

Një video e prezantueses së njohur italiane, Paola Ferrari u bë virale në një video gjatë një prezantimi të ndeshjeve të “EURO 2020”.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, po teksa po paloste këmbën përmbi këmbë, në një moment e tradhtoi fustani.

I gjithë momenti na kujtoi skenën e famshme të Sharon Stone në “Basic Instict”.

Komentuesit ishin të bindur se nuk kishte veshur fare të brendshme, por një gjë të tillë e kishte mohuar Ferrari.

Duke mohuar ‘ngjashmëritë’ me rastin e Sharon Stone, moderatorja tha se kishte veshur të brendshme, ngase preferon higjienën, kurse mohoi thashethemet se ka tatuazh në zonën intime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm