Tuna thumbon Cozman?! (VIDEO)

By

Altuna Sejdi – Tuna solli mbrëmë projektin e ri të titulluar ‘Bermuda’.

Kënga që mban vulën e Mixey nga Authentic Entertainment me tekst të Yll Limanit, Bim Bimmas e poashtu Mixeyt u pëlqye nga publiku i gjerë duke u vulosur si pasuese e denjë e ‘Zemra jem’, këngës së pak javëve më parë që erdhi në duet me Vig Poppan.

Simbolika e projektit u trajtua mbrëmë në Prive përmes një materiali ku tregohej se çka realisht simbolizon kjo këngë por një fjali e fillimit menjëherë ka ngjallur pikëpyetjet e para.

‘It’s Tuna, boy un ktu ty t’pruna’ me të cilën nis projekti muzikor është aluduar se i adresohet ish të dashurit – Cozman i cili realisht famën e madhe e kapi me ‘Fenix’ në bashkëpunim me këngëtaren.

Të ketë qenë ‘Bermuda’ përmbyllja definitive e kapitullit të dikurshëm tashmë kur këngëtarja është tejet e lumtur me Patris Berishën?!

Më poshtë, videoklipi i këngëtares dhe kronika e realizuar nga Vlorijan Halili ku trajtohet ‘Bermuda’ dhe jo vetëm! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm