Skerdi publikon “SHOW” – projekt që pritet të shpërthejë (VIDEO)

By

“SHOW” ishte projekti që Skerdi e paralajmëroi për një kohë të gjatë, duke bërë me dije se një prurje krejt tjetër është në rrugë për t’u finalizuar.

Tani, kjo këngë e cila u realizua në studion e REDBox Entertainmet, me tekst nga vetë artisti, u publikua dhe vetëm për dy ditë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Kënga e shoqëruar me klip të realizuar nga Max Production, ka arritur rreth 200 mijë klikime në youtube, dhe pason “Tradhtare” të Skerdit, e cila ka mbledhur më shumë se 5 milionë klikime në kanalin e lartë-përmendur.

Më poshtë ua sjellim klipin, shijojeni./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm