Kur e kishte publikuar këngën “Mala Gata”, vargjet e këngës ishin interesante për shqiptarët, e po ashtu dhe klipi.
Gjithashtu, Ronela Hajati, mund të thuhet se është ndër të vetmet këngëtare shqiptare, që i ka kënduar tradhtisë së femrave në një lidhje – ngase shumica e këngëve të vajzave, jane që ai i la për një tjetër apo i tradhtoi me një tjetër dhe u pendua.
Por, këto janë tri këngët e Ronela Hajatit që i dedikohen tradhtisë së femrave!
MALA GATA – Ajo e tradhton të fejuarin e saj, e klipi është me skenarin e festës së fejesës, derisa ai e kap me dikë tjetër.
SONTE – Kjo këngë me Lyrical Son, flet për një tradhti, të cilën një vajzë ia bën të dashurit të saj me një tjetër për një natë.
DILEMA – Kjo është kënga e aj e fundit me Don Phenom, që i dedikohet po ashtu një tradhtie. Të dy janë në lidhje të tjera dashurie, por i tradhtojnë partnerët me njëri tjetrin.