Transformimi i jashtëzakonshëm i Ramë Lahajt për tre muaj

By

Ai vazhdon të mahnisë me vokalin potent në secilën skenë të madhe botërore ku shkel.

Por, Ramë Lahaj normalisht se duhet të ketë në fokus edhe imazhin që reflekton, respektivisht linjat trupore.

E në këto të fundit, tenori me famë botërore për një kohë të shkurtër ka arritur të transformohet shpejtë duke lënë pa fjalë ndjekësit e tij kur ka bashkuar dy imazhet krahasuese.

Rama për vetëm tre muaj duket të ketë humbur shumë nga shtresa dhjamore në pjesën e abdomenit për t’u dukur mjaft fit me pamjen e re.

‘Saktësisht muaji i tretë i të ngrënit shëndetshëm dhe ushtrimeve ditore’ – shprehet Rama kur flet mbi suksesin e arritur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm