2014-ta identifikohet me vetëm një lajm – ndarjen pas një lidhjeje mbi 5 vjeçare të çiftit Blero dhe Teuta.
Nuk mbeti asnjë pa e komentuar këtë zhvillim. Shtypi dhe opinioni ‘vloi’ me hipoteza por pothuajse asnjëherë shkaqet nuk u bënë të ditura.
Pak u fol edhe nga vetë protagonistët që u mjaftuan thjesht me pohimin e lajmit duke deklaruar se është vetëm Tara, e bija e tyre që lidh nyjet e kontaktit në jetët e tyre.
E me kalimin e kohës, skema e shkaqeve që vogëlushja do rritet pa dy prindërit po shkon duke u zbardhur.
Ndërsa lidhja e Bleros me Afronën u bë e njohur për publikun, aktorja Teuta Krasniqi jetën private e mbajti të blinduar nga publiku.
Asgjë nuk u morr vesh deri kah fundi i verës kur Teuta nisi të postojë foto nga Venediku, qyteti simbol i dashurisë. Kjo ngjalli spekulime që morrën formën e prerë në intervistën për Prive ku pranoi lidhjen.
Trajneri i fitnesit Adonis Morina ishte personi që i vodhi zemrën aktores. Lidhja u tha që nisi tre muaj më parë edhe pse biseda të afërta u gjetën në komente në Facebook që datonin gati dy vite më parë.
Pikërisht emri i Adonisit lidhet me arsyet e ndarjes. Sic merr vesh Prive nga burime të afërta me çiftin, thuhet se Blero personin në fjalë e ka njohur si trajner personal të Teutës e madje edhe e ka paguar për gjashtë muaj shërbimin e bërë, deri në momentin kur ka zbuluar tradhëtinë respektivisht romancën e gruas dhe Adonisit.
Kjo çoi në ndarjen që si rezultat ka një prej zhvillimeve më të bujshme të showbizit shqiptar viteve të fundit.
Mbeten të prononcohen akterët kryesorë të ngjarjes për të parë versionin e secilit me shpresë që e vërteta të dalë në shesh e thënë nga vetë ata. /Prive.al/