Top 3 videot më të klikuara të javës (Video)

By

Java që lamë pas ka shënuar disa projekte mjaft të suksesshme. Klipe dhe bashkëpunime interesante u prezantuan gjatë fundjavës.

Mirëpo jo të gjitha arritën të marrin vëmendje nga publiku.

Tre janë videoklipet më të komentuara të këtyre ditëve.

Era Istrefi ft. Ledri Vula arritën të thenin rekord jo vetëm shqiptar. Për 30 orë ata regjistruan 1.2 milion shikime në YouTube ndërsa deri më tani të verifikuara janë vetëm 1 milion e 128 mijë.

Më pas radhitet dueti i Kidës me Mozzik. ‘Premtimet’ po pëlqehet me të madhe dhe aktualisht në YouTube janë të shënuara 871 mijë klikime

E treta rankohet Enca me klipin ‘Soulkilla’. Për vetëm 24 orë ky projekt solo i Ruensës regjistroi 450 mijë shikime teksa deri më tani të verifikuara janë 840 mijë shikues./Prive.al

Artikuj të ngjashëm