Kanye West ndërhyn në një dasmë, çka ndodhi?

By

Kanye West prishi dasmën e një çifti të rastësishëm në Itali, për kënaqësinë e nuses dhe dhëndrit.

West dhe ‘gruaja’ e tij Bianca Censori kanë bërë bujë në vend pas një sërë paraqitjesh të diskutueshme publike javët e fundit.

Ai u pa në një video të TikTok duke përshëndetur çiftin e lumtur dhe duke bërë foto me ta, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv

Pamjet, të cilat u bënë virale gjatë fundjavës, u kapën në një kishë në Firence dhe shfaqin nusen dhe dhëndrin duke shtrënguar duart si dhe duke biseduar me një burrë që besohet të jetë West, ndërsa blicet e kamerës fiken.

“Në Atlanta, ne jetojmë pikërisht mbi Grant Park”, dëgjohet duke i thënë dhëndri, ndërsa burri që mendohet të jetë Ëest është i veshur me uniformën e njohur të reperitqë është tërrësisht e zezë, e cila mbulon pjesën më të madhe të trupit dhe fytyrës së tij, që do të thotë se fytyra e tij nuk shihet në të vërtetë në klip, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shtyu atë të shkonte në dasmë, apo saktësisht kur dhe ku u regjistrua videoja në Firence.

Artikuj të ngjashëm