Tolgahan po feston ditëlindjen dhe aktori turk shumë i dashur për publikun po mbush 38 vjet.
Momentalisht ai po punon në serialin “Sampiyon” dhe e gjithe familja e vizitoi në mënyrë që t’i uronin atij “Urime ditëlindjen”.
“Kjo ishte vizita më e bukur në set e jetës time. Falemnderit të gjithë ju për urimet e ditëlindjes.” – shkruan ai në postimin e tij në llogarinë në Instagram.
Në anën tjetër seriali “Kampioni” që nisi në TRT1 nuk pati suksesin që parashikohej. Kur seriali u mposht në vlerësime, prodhuesit vendosën ta përfundojnë serinë me një finale të hershme. Seriali do të thotë lamtumirën ekraneve më 26 dhjetor me episodin e 16-të. /Prive.al